Πέμπτη 15 Σεπτεμβρίου 2011

Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane



      Historianët flasin dhe shkruajnë për kulturat e krijuara nga popuj prehistorik dhehistorik, por në lidhje me etnicitetin e popujve që krijuan këto qytetërime, ata flasin pak ose aspak. Me ose paqëllim ata e trajtojnë problemin e etnisë së këtyre popujve si çështje jo parësore. Duke lënë pas dore një temë të tillë, shpesh janë bërë edhe gabime trashanike në histori, pasi nuk janë studiuar kultura dhe gjuha e kombeve, që janë pasardhës direkt të këtyre popujve antik, me qëllim që të nxirret në pah e vërteta historike. Kanë qënë historianët e huaj dhe veçanërisht austriakët, gjermanët dhe së fundmi amerikanët, që i kanë mëshuar me të drejtë rolit të etnisë më të vjetër evropiane. Kjo çështjefatkeqësisht nuk është parë fare nga historiografia shqiptare, pasi historianët shqiptarë janë marrë më tepër me vërtetësinë se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve, gjë që nuk diskutohet fare nga qarqet e historisë botërore, duke lënë pas dore shtrirjen dhe rolin etnik pellazgo-ilir dhe kulturën e tyre.
      Historianët shqiptar duhet të jenë të parët që të shkruajnë, pasi një mangësi ehistorianëve të huaj është mosnjohja e gjuhës shqipe, e cila është çelësi i zbërthimit të kësaj historie. Edhe nëse ata do të dinin shqipen, nuk do njihnin dot dialektet dhe nëndialektet e saj të cilat edhe unë që jam shqiptare, nuk i njoh në nivelin e duhur. Sigurisht që historianët dhe gjuhëtarët e huaj, nuk dinë se shqipja gjendet në të gjitha gjuhët e Evropës dhe në të dy gjuhët klasike antike, të cilat pa shqipen shpesh nuk kanë kuptim. Kjo gjetje e shqipes në këto gjuhë është justifikuar nga disa historianë që nuk dinë asnjë fjalë shqip, si huazim që ka bërë shqipja dhe në mënyrë tepër naive edhe gjuhëtarët e Shqipërisë, vazhdojnë t’u mbajnë këngën duke mos bërë asnjë studim serioz në lidhje me këtë çështje. Fakti që shqipja, ndodhet në të gjitha gjuhët evropiane dhe në të gjitha gjuhët e quajtura nga studiuesit si indo-evropiane, tregon se është gjuha mëmë e tyre. Ajo gjendet kudo dhe ka rolin shpjegues të kuptimit të këtyre gjuhëve, të emrave të vendeve, maleve dhe lumenjve. Të dhënat arkeologjike kanë treguar se kultura e bronzit në Evropë ka qënë uniforme. Varrimi me tuma dhe sëpata dytehëshe dhe shumë materiale arkeologjike, gjenden në të gjithë Evropën dhe Azinë Qëndrore, madje gjurmë të tyre janë gjetur deri në kontinentet Amerikane dhe Aziatike.
       Sipas të gjitha të dhënave historike, arkeologjike, gjuhësore dhe antropologjike, popullsia që krijoi këtë kulturë të bronzit ishte e etnicitetit pellazgo-ilir. Edhe në Bibël thuhet për një popull që lundron të gjitha detet e botës dhe që lidhet me një popullsi të racës evropiane, e thënë më qartë atë pellazgo-ilire, që themeloi edhe kulturën më të vjetër evropiane. Pa frikë mund të thuhet se epoka e bronzit, ishte periudha e dominimit të kësaj popullsie në të gjithë territoret e zhvilluara të botës antike, nga Gjibraltari deri në Indi e ndoshta më tej. Ata janë krijuesit e qytetërimeve të para etnike evropiane si atij të Kretës, Trojës, Mikenës dhe Etrusk. Të dhënat tregojnë se janë ata që kanë themeluar dhe ngritur qytetërimet e para në Egjipt dhe Mesopotami, pasi antropologjia, arkeologjia dhe historia, tregojnë për praninë e kësaj popullsie në këto vende. Pothuajse të gjitha kombet antike evropiane janë me origjinë nga substrakti pellazgoilir. Këtu, nuk bën përjashtim as Greqia e Roma, pasi të dhënat tregojnë se popullsia paragreke, por edhe ajo antike greke, ka qënë e një prejardhje pellazgo-ilire, po ashtu dhe ajo romake. Qytetërimi greko-romak, do ishte më drejtë që të quhej një nga fazat e zhvillimit të qytetërimit pellazgo-ilir. Ai nuk është gjë tjetër, veç fundi i këtij qytetërimi mijëravjeçar. Njihet qytetërimi antik, pasi ai ishte më afër historisë dhe kështu të gjitha mrekullitë e një kulture mijëra vjeçare etnike Evropiane, me pa të drejtë mbështillen në një epokë, në atë greko-romake. Kombet antike evropiane, janë krijuar mbi bazën e këtij substrakti pellazgo-ilir, nga lëvizjet e fiseve të njëjta etnikisht brenda këtij territori, gjatë epokës së bronzit, por edhe të hekurit. Nga Atlantiku deri në Kaukaz, Evropa e bronzit ka folur një gjuhë pellazgo-ilire, ngatrungu i së cilës do krijoheshin dialekte dhe më pas gjuhë dhe kombe. Ky substrakt ka luajtur rol vendimtar në krijimin e kombeve moderne evropiane. Emigrimi në masë, i popullsisë ilire, drejt perëndimit, njihet në histori me emrin dyndjet gjermanike. Territoret që popullsia ilirike u detyrua të lë bosh, u mbushën nga dyndjet e popullsive iraniano-mongoliane, të cilat janë quajtur si avare, sllave, turke dhe që përfunduan në pjesën lindore të Evropës vetëm në shekujt XIII. Ajo që kam trajtuar në këtë studim, është roli i ilirëve në krijimin e kombeve të Evropës, si dhe roli i gjuhës shqipe në lindjen e gjuhëve evropiane.
       Për të kuptuar më mirë se kush ishin popujt më të vjetër të Evropës dhe lidhjet etnike që ekzistonin midis tyre, së pari do ta fillojmë me popullin e parë evropian, atë pellazgo-ilir. Pellazgët, sipas burimeve historike, janë populli më i vjetër i Evropës. Ata konsiderohen nga autorët antik si të parët që kanë banuar Greqinë. Ndoshta për vjetërsinë dhe fisnikërinë, ata janë quajtur nga autorët antik me një fjalë “të shenjtë”. Dionisi i Halikarnasit, thotë se pellazgët afër Dodonës, janë të shenjtë dhe askush nuk guxon të bëj luftë me ta. Madje autorët antik thonë se ata kanë qënë në territorin e Greqisë së sotme edhe para përmbytjes së madhe. Për herë të parë pellazgët përmenden në Iliadë si aleatë të Trojanëve.Homeri i vendos pellazgët në Azi të Vogël në Larisën pjellore (Ilirët dhe Iliria f.9), në Argon pellazgjike (Ilirët dhe Iliria f.9), në Dodonë (Po aty f.9) dhe në Kretë. Ai e quan Zeusin e Dodonës si Pellazgjik.
       Herodoti i vendos pellazgët në Arkadhinë pellazge, (Ilirët dhe Iliria. f.16), nëKrestonë të Thrakisë (Po aty), në Thesali (Po aty), në Athinë dhe Helespont (Po aty). Plini një autor romak, shkruan për pellazgët se: “Peloponezin e quanin më parë Apia dhe Pellazgjia. Arkadhia, më parë, quhej Drymode dhe pastaj Pelasgia. Vjen pastaj Haimonia që ka ndryshuar shpesh emrin duke u quajtur Pelasges dhe Argo Pellazgjike (Po aty f.195)
      Ishulli i Samothrakës ka qënë banuar më parë nga pellazgët. (Herodoti lib.II f.51) Ishulli i Samosit ku ka lindur Pitagora, është quajtur si ishull ku kanë banuar pellazgët. (Herodoti lib. I. f.142) Ishulli i Lesbos që lindi burra si filozofët Pitakus, Theofrasti historianët Helaniku dhe Theofan si dhe poeteshën Safo, është quajtur Pellazgjia. (Strabon lib. V. f.2, 4; Herodoti lib. V f.26) Ishulli i Rodos ku ndodhej një nga shtatë mrekullitë e botës antike, kolosi i diellit, ishte pellazg. (Diodor Sicialini lib. V f.55; Strabon lib. X f.3) Pokështu edhe në ishullin e Kosit dhe Eubes (Strabon lib. XIII f.3.3)
      Straboni thotë se: “Pellazgët kanë qënë një popull madhështor, i cili mund tëdokumentohet edhe nga burime të tjera. Sa për pellazgët, të gjithë janë të mendimit se ishin një fis i vjetër i përhapur në të gjithë Heladën e sotme, e sidomos në vendin e Eolëve afër Thesalisë. Për më tepër Thesalia, e cila gjendet midis grykës së Pineit dhe Thermopileve, quhet Argo Pellazgjike. Shumë autorë i kanë quajtur edhe Epirotët Pellazgjik, sepse ata shtriheshin deri atje në Epir.Menecratos Elaita na tregon se e gjithë zona detare që quhet Jonia duke filluar nga Mykale dhe ishujt fqinjë, kanë qenë banuar dikur nga pellazgët (Straboni lib. XIII 3.3, Herodoti lib. VII f.94).Në Efes ndodhej tempulli i Dianës që Jordanes thotë se e kanë ndërtuar Mysët. Ky tempull që ishte një nga mrekullitë e botës së vjetër, paraqet një nënë që ushqen të gjitha qeniet njerëzore dhe për idetë fetare pellazge, ajo e kishte kraharorin të mbuluar me gjinjë.(Pausania libr. IV f.31.6 dhe VII 5.2).
      Apianit, i cili është i vetmi studiues romak që ka shkruar një vepër për Ilirinë, thotë se: “Bijtë e Ilirit janë Enheleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, vajzat e tij ishin Partha, Daortha, Dasara dhe të tjera nga kanë rrjedhur Taulantët, perrebejt, enhelejt, autariatët, dardanët, parthinët, dasaretët, dhe darsejt. Thonë se Autari pati për bir Panonin ose Paionin dhe ky i fundit pati për bir Skordiskun dhe Tribalin nga të cilët morën emrat fiset. Sa për fiset Ilire këta janë edhe tani shumë të dëgjuara siç është e natyrshme në një vend kaq të gjerë, këta banojnë ndër krahinat e Skordiskëve dhe Tribalëve. Pas Ardianëve janë Liburnët, një tjetër fis ilir. (Apiani, Illyrike f.2-3). Apiani vazhdon: “…Thashë gjer këtu se cilët konsideroheshin ilirë prej helenëve, ndërsa për romakët, jo vetëm ilirët po edhe paionët që janë afër tyre edhe retët, edhe morikët edhe myzët që janë në Evropë edhe tërë fiset që janë kufitare me këta që banojnë nga e djathta e atij që lundron nëpër Istër nga lart-poshtë, i dallojnë nga helenët siç bëjnëedhe helenët vet dhe i quajnë secilin me emrat e tyre të veçantë, por viset e gjithë këtyre I quajnë me emrin e përbashkët Ilir. (Po aty f.6)
       Të dhënat gjuhësore që janë të pakta nga gjuha që kanë folur pellazgët, janë vetëm disa fjalë apo emra vendesh të cilat kanë lidhje me shqipen, si fjala aspet që përdoret për Akil këmbë shpejtin dhe që lidhet po me fjalën shpejt të shqipes që ka po këtë kuptim. Fjala pelia për pleqtë, e cila lidhet me fjalën pleq të shqipes. Kodra që quhet po një qytet pellazgjik që lidhet me fjalën kodra të shqipes. Shumë studiues serioz kanë përkthyer mitologjinë dhe emrat e heronjve dhe toponimisë së pellazgëve me shqipen e sotme. Shqiptarët e sotëm, janë popull pellazgo-Ilir, flasin në të njëjtën gjuhë, që tregon se në antikitet pellazgët dhe ilirët kanë qënë të njëjtë etnikisht. Kështu, kombi shqiptar është epirot, pra pellazg pasi Epiri antik zë pjesën më të madhe të atij që quhet shtet shqiptar, është Maqedon, pasi shqiptarët etnik banojnë në një territor të gjerë në Maqedoninë antike. Pra meqë janë maqedon, janë pellazgë, pasi maqedonët quhen si pellazg. Nga ana tjetër nga të dhënat e tjera, maqedonët janë quajtur edhe si paion që nga Homeri, Herodoti, Straboni etj. Por paionët ishin një fis ilir, që do të thotë se maqedonët janë edhe ilirë. Dardanët ishin një nga fiset më të rëndësishme të ilirëve, që janë autokton dhe sot quhen shqiptar ashtu si dhe epirotë dhe maqedonët pellazg. Kjo tregon se nga etniciteti, pellazgët dhe ilirët kanë qënë të njëjtë. Shqipja sot ka fjalë si tek greqishtja dhe latinishtja dhe siç do e shohim në këtë studim shumë fjalë të latinishtes së vjetër dhe të re si dhe greqishtes së vjetër dhe të re janë të përbashkëta me shqipen.
       Po japim disa fjalë nga gjuha Homerike të cilat nuk kanë lidhje me greqishten e sotme, por me shqipen e sotme.(A.Kola, Arvanitët, f.171).
      Shqip     Greqishtja Homerike     Greqishtja sot
      nëm               nëm                                 katara
      anda              andha                              efkaristis
      arë                 arura                                horafi
      bashkë          vask                                 porevume
      deti                 theti                                  thalasa
      lig                   ligos                                adhinatos
      loz                  lizo                                    pezo
      lutem             litome                              parakalo
      marr              mar-pto                            perno
      i marrë          margos                            trelos
      mend            mendohem                     medhome sqeftome
      mëni              minis                                thimos
      miu                 mis                                   ponda
      mjeshtër       mistor                               tehnitis
      mjet                mitos                                nima
      ne                   noi                                     emis
      nisem            nisome                            kseqinao
      nuk                 niuk                                   dhen
      nuse              nisos                                nifi
      qen                qion                                  skilos
      re                    rea                                    sinefo
      rrah                rahso                               dherno
      rronjë             rronio                               zo
      thërres           thros                                fonazo
      vanë               van                                   pigan
      vesa               versa                               dhrosos
      vesh              ves-this                            forao
      zien                zei                                     vrazi
      Siç e pamë, Kreta dhe Mikena prehistorike dhe ajo Homerike, kanë qënë banuar nga raca pellazge. Kultura dhe qytetërimi i Kretës, Mikenës dhe më pas ai i Athinës që ishte derivate i tyre, ishin qytetërime pellazgo-ilire. Le të shohim se sa kanë ndikuar pellazgo-ilirët, në krijimin e etnisë dhe qytetërimit antik grek.Lind pyetja po kjo greqishtja e sotme nga doli?
      Greqishtja e sotme nuk është gjuha e popullit, por e kishës, e cila u fut si gjuhë e shtetit të ri grek, pasi populli në pjesën më të madhe fliste shqip. Kisha e ruajti si gjuhë fetare greqishten e vjetër dhe e ripërpunoi. Kjo greqishte artificiale, u përdor edhe si gjuhë zyrtare në Bizant. Nëse nuk do kishte ekzistuar shteti i Bizantit, që e vendosi si gjuhë për administratën dhe kishën, sot ajo gjuhë do të ishte shuar, pasi ishte një gjuhë artificiale që nuk e fliste populli. Nga gjuha e shtetit dhe e kishës greke u bë gjuha e shkollës dhe iu imponua shqiptarëve, vllehve, sllavëve, pra etnive të ndryshme që bënë shtetin grek modern. Roli i masmedias dhe vendosja si gjuhë shkolle të detyrueshme, e bënë atë gjuhë të kombeve që janë brenda shtetit grek. Kështu një gjuhë artificiale u bë gjuha e shqiptarëve, vllahve, turqve, sllavëve dhe etnive të tjera që jetojnë atje, një pjesë e të cilëve nëpër fshatra flasin secili gjuhën e tij në shtëpi.
      Lidhur me etnicitetin e kombit modern grek ka shumë të dhëna dhe teori kontradiktore. Në antikitet Greqia ka qënë banuar nga disa fise që janë quajtur si helen por me gjuhë apo dialekte të veçanta që sot askush nuk i di se çfarë gjuhe kanë qënë, pasi nuk janë të përkthyera. Dialekti jonik i Athinës është po aq mister sa dhe gjuhët e vjetra të padëshiruara pasi sot askush nuk ka mundur të përkthejë atë. As gjuha e vjetër greke dhe aq më pak e reja nuk mund të përkthejnë gjuhën origjinale të popullsisë së vjetër helene, pra atë gjuhë që kanë folur jonët, akejt, dorët. Pse? A nuk janë këta grek ata grek?Kjo është me të vërtetë një nga çështjet më interesante dhe më e paprecedent që ndodh në histori sot, pasi gjuhët që nuk janë përkthyer në antikitet janë lënë pa emër, pra nuk janë të askujt. Ndërsa në Greqi ndodh e kundërta, gjuha e vjetër që kanë folur grekët nuk përkthehet as nga greqishtja e vjetër dhe as nga ajo e re dhe quhet se është një lloj gjuhe greke. Madje disa shkojnë më larg duke e quajtur edhe gjuhën e Mikenës greke, disa shkojnë edhe më larg dhe e quajnë gjuhën greke të themeluar në vitet 2000 p.k. Do ta quaja një lajthitje në fushën e historisë e cila duhet korrigjuar sa më shpejt.
      Se si kanë arritur ta bëjnë këtë kjo është një çështje më vete. Nuk shihen fare këto fakte, thjesht i quajnë grek dhe se pse këto nuk përkthehen nga greqishtja, nuk e vret mendjen asnjë historian e të thotë se çfarë është duke u bërë kështu.Thjesht greqishtja nuk përkthen dialektet e vjetra të folura në territorin që në antikitet është quajtur grek. Por ashtu siç e pamë kur folëm për etnicitetin e grekve të lashtë ata ishin pellazg dhe shqipja e sotme është nëna që zbërthen fjalë shumë të rëndësishme të gjuhës Homerike dhe dialekteve antike madje dhe tek ajo gjuhë që quhet greqishtja e vjetër gjuha e kishës ka shumë fjalë shqipe. Greqishtja e vjetër mendohet të mos ketë qënë gjuha që ka pas folur populli vendas por gjuha e administratës. Populli duhet të ketë folur një gjuhë që nuk ngjan as me greqishten e vjetër as me atë të re, por pellazgjishten apo një dialekt të saj.


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου