Πέμπτη 15 Σεπτεμβρίου 2011

Orakulli i Dodonës dhe epirotëtJavën që shkoi doli nga shtypi vëllimi I i librit “Orakulli i Dodonës dhe epirotët” i Dr. Arsim Spahiut. Në këtë botim autori paraqet të dhëna me interes, që lidhen ngushtë me Tempullin e Dodonës, pellazgët dhe fiset ilire të Epirit. Ai vë në dukje se autorët e vjetër grekë, kur kanë ardhur në pjesën jugore të Ballkanit, që më vonë ka marrë emrin Helladë dhe Greqi, kanë gjetur pellazgët, të cilët e kishin Dodonën si qendrën e kulturës së tyre shpirtërore. Autorët greko-romakë kanë pranuar, giithashtu, se e kanë huazuar mitologjinë dhe panteonin e Dodonës. Dodona ka qenë një qytet i vjetër, i ngritur në pjesën qendrore të Epirit, në zemër të Çamërisë, fare afër Konicës. Para arritjes së grekëve në pjesën jugore të Ballkanit, në qendër të qytetit të Dodonës pellazgët kanë ngritur një tempull, i cili u bë shumë i njohur për orakujt në Epir, në Ilirinë jugore dhe më gjërë. Orakull quhet interpretimi që Zeusi ose ndonjë hyjni tjetër pellazge jep për pyetjet e drejtuara nga besimtarët e lashtësisë. Orakujt nënkuptoheshin nga priftëreshat barbare, pra jo greke, nga fërgëllima e gjethnajës së lisit të shenjtë të Dodonës, nga fluturimet e pëllumbave dhe nga tingujt e disa kazanëve prej bakri, që goditeshin enkas për këtë qëllim. Por, autorët e sotëm grekë, pa u bazuar në asnjë fakt, e bëjnë Dodonën me prejardhje greke. Duke përfituar nga mungesa e plotë e ndonjë reagimi nga autorët shqiptarë lidhur me përkatësinë etnike të faltores, orakullit të Dodonës dhe popullsisë që banon në krahinat përreth, duke përfshirë këtu krejt Epirin, autorët grekë nuk e kanë pasur të vështirë të bindin dhe disa autorë të huaj se orakulli i Dodonës dhe epirotët e vjetër kanë qenë grekë. Pikësynimi i autorit këtu është të provojë se grekët kanë huazuar mitologjinë dhe panteonin pellazg, apo anasjelltas. Për t’ia arritur qëllimit në këtë studim, autori u referohet mitografëve, logografëve dhe historianëve greko-romakë. Autori u referohet gjithashtu autorëve të kohëve moderne, pa harruar këtu historianët më të njohur. Në lashtësi, Dodona, orakujt e faltores së saj dhe panteoni dodonas janë quajtur pellazgë nga autorët greko-romakë. Herodoti vetë ka thënë: “Sa për hyjnitë… unë mendoj se emrat e tyre vijnë nga pellazgët”. Pak më poshtë, ky historian i madh grek vazhdon: “Pra, athinasit janë të parët ndër helenët, që mësuan nga pellazgët të bënin statujat e Merkurit”. Dëshmi të tilla ka shumë te autorët e vjetër, duke filluar nga Homeri. Këtyre të dhënave të autorëve greko-romakë u shtohen vlerësimet e shumë historianëve të mirënjohur të shekujve të fundit. Në këtë mënyrë, autori i librit të ri, të botuar këto ditë, ka arritur të provojë se grekët nuk kanë mundur të shlyenin karakterin pellazg të mitologjisë dhe fesë pellazge. Po të vërehen me vëmendje poemat homerike, në dritën e të dhënave të kërkuesve të kohëve të fundit, formojmë një ide të qartë të karakterit etnik pellazg të mitologjisë dhe fesë, të ashtuquajtura greke. Kulti i Asklepit në kolonitë greke të Epirit dhe bregdetit ilirik datojnë në sh. III para e. s., por gjurmët arkitekturale të saj janë shumë më të vjetra në Dodonë. Prandaj Herodoti parashtron: “sa për hyjnitë… unë mendoj se emrat e tyre vijnë nga pellazgët”… Pak më poshtë, Babai i Historisë vazhdon: “Pra, athinasit janë të parët ndër helenët, që mësuan nga pellazgët të bënin statujat e Merkurit”. Njësoj si statujën e Merkurit, helenët kanë mësuar nga pelllazgët të bëjnë dhe statujat e hyjnive të tjera. Kërkuesi i njohur Carlo de Simone nënvizon se në botën mikenase nuk njihet konsultimi orakullar i një lisi të shenjtë. Ai provon se gërmimet arkeologjike nuk dëshmojnë “për karakterin dhe/ose praninë mikenase në faltoren e Dodonës, si dhe për faktin se nuk ka pasur dru profetik në Greqinë klasike… “, si në Dodonë. Ndërsa orakulli i Zeusit të Dodonës daton në epokën e bronzit të hershëm, statuja e tij është ngritur në Delf (Greqi), në vitin 430 para e. s. Ndërkohë, “Zeusi pothuaj nuk njihet në Etoli, që ndodhet në jug të Greqisë. “Ai (Zeusi) nuk është ende as zoti i kolonive (bregdetare greke)” (C. Antonetti). Rreth vitit 400 para e. s. klientela, klientela e orakullit të Dodonës përbëhet para së gjithash nga epirotë, korkyras dhe thesaliotë. Vetëm duke filluar nga koha e ekspeditës në Sicili, athinasit kanë menduar të instaurojnë kultin e Zeusit (M. Jost). Autori i këtij studimi, i doktoruar në Francë, ka mbledhur shumë dëshmi të autorëve të mirënjohur greko-romakë mbi karakterin etnik pellazg/ilir të tempullit dhe orakujve të Dodonës, të mitologjisë dhe fesë epirote, të popullsisë së Epirit. Ai shfrytëzon dhe burimet greke e jo greke të kohëve të mëvonshme, duke përfshirë këtu historianët më të njohur të ditëve tona. Siç mund të vihet re në hartat e renditura kronologjikisht në aneksin e librit, Epiri nuk integrohet asnjëherë në komunitetin politik grek. Madje, në marrëdhëniet me grekët, epirotët kanë qenë përherë refraktarë. Këta fakte mbështeten me argumente, të nxjerrur nga studime të historianëve më të njohur të të gjitha kohëve. Si përfundim, autori mendon se elementet, që përfshihen në këtë studim, mjaftojnë për t’u provuar se, në pjesën më të madhe, grekët kanë huazuar mitologjinë dhe fenë pellazge të Dodonës.


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου