Πέμπτη 15 Σεπτεμβρίου 2011

Legjenda e baba Tomorrit

Abaz Aliu, nga Arabia, së bashku me vëllanë e tij të vogël, u vendosën në Berat, duke u bërë mbrojtës të nahijes. I vëllai mbronte qytetin e Beratit, ndërsa Abaz Aliu u vendos në Tomor, për të mbrojtur gjithë fiset dhe krahinat e Tomorit. Ditën e 25 gushtit shpirti i tij vjen nga Olimpi dhe kthehet përsëri për të çliruar viset e Beratit nga gjithë të këqijat. Populli ka respekt e nderim hyjnor për dy vëllezërit, sepse betohet “për Baba Tomor”, “për Abaz Ali”. Legjendat e gojëdhenat popullore hedhin dritë mbi frikën, mbi forcën magjike të barnave që përdoreshin për shërimin e sëmundjeve, por shprehin njëkohësisht respekt dhe nderim për Baba Tomorë e për Abaz Alinë. Shenjtërimi i Tomorit nuk është rastësi, por është rrjedhojë e bukurive të rralla dhe e madhështisë së tij. Mbi këto bukuri të veçanta të tij u krijuan misteret, miti, legjenda, gojëdhëna. Këtë e vënë re hulumtuesit e ndryshëm.
Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930-ën, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorin ishte më i fortë se në besimet e tjera. Sot në Tomor praktikohet kulti bektashi, por midis këtij të fundit dhe atij të parit, kultit pagan, qëndron kulti i fesë që ndan këto dy periudha fetare, pra kulti i krishterë. Këtë nuk e dëshmon vetëm tradita gojore për ekzistencën e kishës së Shën Mërisë në mal të Tomorit dhe për peligrinazhin e besimtarëve ortodoksë nga data 15-25 gusht, ditën e Shën Mërisë së gushtit. Po sipas M. Hasluck, bektashinjtë e pranojnë se kanë zëvendësuar një kult shumë më të vjetër. Për t’i dhënë prestigj shkencor e thellësi historike këtij miti, ata iu referuan trashëgimit antik. Toponimin “Tomaros” ose “Tamari” a “Tmari”, që del tek Straboni dhe tek Plini Secundi (Talar) si mal pranë Dodonës, pra si mal i shenjtë, ata e lidhën pa asnjë mëdyshje me Tomorin e Shqipërisë. Kështu, kulti i Tomorit u shndërrua në kultin e malit, ku ka selinë perëndia e lashtë e shqiptarëve. "Shqiptarët e moçëm, - shkruan poeti kombëtar Naim Frashëri, - besoninë hyjninë, dhe në malt të Tomorrit ish falëtore e ti, që thuhej Dodonë".
Zbulimi i Dodonës pellazge, si edhe i faltores së saj rrëzë malit Tomor do sillte edhe rënien antishqiptare që kërkonte të fuste frymën e përçarjes mes shqiptarëve. Faltorja e Dodonës, sipas antikitetit, ndodhet në rrëzë të malit Tomor dhe nuk ka lidhje me fetë aktuale në Shqipëri, por lidhet drejtë përsëdrejti me fenë pellazge shqipfolëse, ose fenë e gjuhës së perëndive e vërtetuar edhe me mbishkrime shqipe që 2500 vjet para Krishtit.
Homeri dhe shpjeguesit e tij të mëvonshëm thonë se Dodona vjenë nga kohët që nuk mbahen mend. Por Homeri "mbanë mëndë shumë mirë" qytetërimin e Knosos 2000, para Krishtit, gjë që do të thotë se Dodona vjenë nga mijëvjeçari i tretë Para Krishtit.
Historiani grek, Straboni, thotë se, "në kohët më të lashta e gjith zona përreth Tomorit ishte shumë banuar. Kurse sot, aty popullsia është rralluar, por megjithatë duken disa ndërtesa të rrënuara. Faltorja e Dodonit e cila gjendet "stis propodhes tu vunu Tomar" (gjendet në rrezët e malit Tomorr)... Në veprat e tij Herodoti, shekulli II, era jonë, e vizitoi Dodonën, qendrën e pellazgëve. Eduard Lear i ardhur në Berat, 155 vjet më parë, kur pa malin e Tomorit u shpreh se, “Tomori është mal mbretëror, ky mal është si një sokrat madhështor”. Ky olimp i shqiptarëve, i cili përmendet në “Iliadë” nga Homeri tetë shekuj Para Krishtit, me emrin Tomaros, i tillë ngelet edhe sot.

2 σχόλια:

  1. Abaz Aliu, nga Arabia, së bashku me vëllanë e tij të vogël, u vendosën në Berat, duke u bërë mbrojtës të nahijes. I vëllai mbronte qytetin e Beratit, ndërsa Abaz Aliu u vendos në Tomor, për të mbrojtur gjithë fiset dhe krahinat e Tomorit. Ditën e 25 gushtit shpirti i tij vjen nga Olimpi dhe kthehet përsëri për të çliruar viset e Beratit nga gjithë të këqijat. Populli ka respekt e nderim hyjnor për dy vëllezërit, sepse betohet “për Baba Tomor”, “për Abaz Ali”. Legjendat e gojëdhenat popullore hedhin dritë mbi frikën, mbi forcën magjike të barnave që përdoreshin për shërimin e sëmundjeve, por shprehin njëkohësisht respekt dhe nderim për Baba Tomorë e për Abaz Alinë. Shenjtërimi i Tomorit nuk është rastësi, por është rrjedhojë e bukurive të rralla dhe e madhështisë së tij. Mbi këto bukuri të veçanta të tij u krijuan misteret, miti, legjenda, gojëdhëna. Këtë e vënë re hulumtuesit e ndryshëm.
    Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930-ën, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorin ishte më i fortë se në besimet e tjera. Sot në Tomor praktikohet kulti bektashi, por midis këtij të fundit dhe atij të parit, kultit pagan, qëndron kulti i fesë që ndan këto dy periudha fetare, pra kulti i krishterë. Këtë nuk e dëshmon vetëm tradita gojore për ekzistencën e kishës së Shën Mërisë në mal të Tomorit dhe për peligrinazhin e besimtarëve ortodoksë nga data 15-25 gusht, ditën e Shën Mërisë së gushtit. Po sipas M. Hasluck, bektashinjtë e pranojnë se kanë zëvendësuar një kult shumë më të vjetër. Për t’i dhënë prestigj shkencor e thellësi historike këtij miti, ata iu referuan trashëgimit antik. Toponimin “Tomaros” ose “Tamari” a “Tmari”, që del tek Straboni dhe tek Plini Secundi (Talar) si mal pranë Dodonës, pra si mal i shenjtë, ata e lidhën pa asnjë mëdyshje me Tomorin e Shqipërisë. Kështu, kulti i Tomorit u shndërrua në kultin e malit, ku ka selinë perëndia e lashtë e shqiptarëve. "Shqiptarët e moçëm, - shkruan poeti kombëtar Naim Frashëri, - besoninë hyjninë, dhe në malt të Tomorrit ish falëtore e ti, që thuhej Dodonë".
    Zbulimi i Dodonës pellazge, si edhe i faltores së saj rrëzë malit Tomor do sillte edhe rënien antishqiptare që kërkonte të fuste frymën e përçarjes mes shqiptarëve. Faltorja e Dodonës, sipas antikitetit, ndodhet në rrëzë të malit Tomor dhe nuk ka lidhje me fetë aktuale në Shqipëri, por lidhet drejtë përsëdrejti me fenë pellazge shqipfolëse, ose fenë e gjuhës së perëndive e vërtetuar edhe me mbishkrime shqipe që 2500 vjet para Krishtit.
    Homeri dhe shpjeguesit e tij të mëvonshëm thonë se Dodona vjenë nga kohët që nuk mbahen mend. Por Homeri "mbanë mëndë shumë mirë" qytetërimin e Knosos 2000, para Krishtit, gjë që do të thotë se Dodona vjenë nga mijëvjeçari i tretë Para Krishtit.
    Historiani grek, Straboni, thotë se, "në kohët më të lashta e gjith zona përreth Tomorit ishte shumë banuar. Kurse sot, aty popullsia është rralluar, por megjithatë duken disa ndërtesa të rrënuara. Faltorja e Dodonit e cila gjendet "stis propodhes tu vunu Tomar" (gjendet në rrezët e malit Tomorr)... Në veprat e tij Herodoti, shekulli II, era jonë, e vizitoi Dodonën, qendrën e pellazgëve. Eduard Lear i ardhur në Berat, 155 vjet më parë, kur pa malin e Tomorit u shpreh se, “Tomori është mal mbretëror, ky mal është si një sokrat madhështor”. Ky olimp i shqiptarëve, i cili përmendet në “Iliadë” nga Homeri tetë shekuj Para Krishtit, me emrin Tomaros, i tillë ngelet edhe sot.

    ΑπάντησηΔιαγραφή
  2. Legjenda e Tomorit dhe Shpiragut

    Mijëra e mijëra vjet më parë jetonte një Zanë shumë e bukur. Një ditë ajo u takua me dy vëllezër viganë, Tomorin dhe Shpiragun.
    Sikurse ndodh shumë herë ndër legjenda dhe shpesh në të vërtetë, të dy vëllezërit ranë në dashuri me Zanën e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të dy vëllezërve dhe kaq thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta vëllavrasëse.
    Tomorri, duke patur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të vogël brinjëve, ndërsa ky i fundit, i armatosur me një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundëtë më fort.
    Zoti, që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zëmërua prej pamjes aq të dhimbshme, grindjes aq të përgjakshme midis vëllezërve. Ata duheshin ndëshkuar për këtë mënxyrë që shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorët në gur dhe i dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të tmerrshëm.
    Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapësirat e veta gropa - gropa dhe plasa të panumërta. Ndërsa, vëllait të vogël, Shpiragut, kushdo që kalon në këto treva, i sheh brinjët e coptuara e të thelluara vija-vija.
    Shkaktarja e kësaj mënxyre, ZaNa e bukur hirëplotë, nuk duhej t'i shpëtonte zëmërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qendron edhe sot madhështore mbi qytetin e Beratit.
    ZaNa e bukur, që i donte vëllezërit, po jo zëmërimin e tyre të derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa masë.

    Ai lumë, që tani mban emrin Osum, sipas legjendës, nuk është gjë tjetër veçse rrëkeja e lotëve, që lagu gurë e shkëmb dhe u derdh mes dy vëllezërve prej Zanës hyjneshë, për t'u treguar se dhimbja për këtë fatkeqësi asnjëherë nuk do t'i shterë lotët.

    ΑπάντησηΔιαγραφή