Πέμπτη 15 Σεπτεμβρίου 2011



 

Punim Dodona


Dodona gjendet në jugun e Shqipërisë, në krahinën e quajtur Çamëri, në kohëra të lashta Epir. Hesiodi thotë se krahina përreth Dodonës quhej Hellopia. Këtu na del emërtimi i shpeshtë me rrënjën "Hell" (Hyll), dhe prapashtesa e zakonshme pellazge -op. Ndërsa Dodona emrin e vet duhet t'a ketë nga pëllumbat.



Pra 'dodë' duhet të jetë një emër i lashtë për pëllumbeshat ose kumritë, dhe prapashtesa -ona është ilire sikurse tek qytetet tjera Aulona, Aenona, etj. Dodona ka dhe një lidhje tjetër me pëllumbat. Herodoti thotë se një pëllumbeshë erdhi e u vendos në drurin e shenjtë të dushkut dhe i porositi banorët e atyshëm që të ndërtojnë një faltore për Zeusin.

Në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. në këtë vend adhurohej druri i pishës dhe druri i dushkut. Gjatë shekujve 14 dhe 13 p.e.s. ky kult i drurit filloi të ndërthurej me kultin e Zeusit, i cili në këtë kohë quhej Div dhe gruas së tij Divija. Edhe më vonë kur në tërë krahinat jugore pellazge si grua e Zeusit konsiderohej Hera, në Dodonë vazhdonte adhurimi i Divijës (Dionës) si grua e Zeusit.

Në fillim nuk kishte asnjë ndërtim, ngaqë pellazgët fillimisht adhuronin perënditë në qiell të hapur. Në vendin e shenjtë rrinin priftërinjtë që quheshin Selloi, e të cilët rrinin këmbë-zbathur dhe flinin në tokë (sipas legjendës). Ardhja e pëllumbeshës shënon zëvendësimin e priftërinjve me priftëresha. Athena më vonë nga druri i shenjtë i Zeusit punon direkun e anijes 'Argo' me të cilën udhëtojnë Argonautët.

Në shek. 4 p.e.s. u ndërtua një faltore e vogël për nder të Zeusit. Në shek. 3 p.e.s. mbreti Pirro ndërmerr ndërtime të mëdha në këtë vend, dhe organizon lojëra për çdo katër vite, ku bëheshin gara muzikore dhe atletike, ndërtoi një mur përreth orakullit dhe drurit të shenjtë, ndërtoi një faltore për Herakliun dhe një tjetër pë Dionën, dhe për herë të parë ndërtohet një teatër. Dodona në këtë kohë bëhet qendër fetare dhe politike e Epirit.

Në vitin 219 p.e.s. etolianët ndërmarrin një invadim dhe shkatërrojnë ndërtesat e Dodonës, por epirotët i ndërtojnë përsëri me ndihmën e mbretit Filip i V i Maqedonisë, me ç'rast faltoret e Zeusit, Dionës dhe Herakliut u ndërtuan edhe më të mëdha, si dhe u ndërtua një stadium.

Gjatë pushtimit romak me 167 p.e.s. vendi i shenjtë në Dodonë u shkatërrua përsëri, dhe më vonë më 31 p.e.s. u rindërtua nga Oktavian Augusti.

Dodona vazhdoi veprimtarinë dhe u adhurua deri më 391 të e.r. kur të krishterët e prenë me sëpatë drurin e shenjtë të Zeusit ndërsa faltoret u mbyllën.

Bisha
 

Dy harta të Dodonës

Emri:  Dodona çamëri.jpg
Shikimet: 473
Madhësia:  60,5 KB

Emri:  Dodona çamëri (1).jpg
Shikimet: 476
Madhësia:  44,2 KB
Kandhaon është në linjë   Përgjigju duke cituar

  3

Pamje nga rrënojat e faltores së Zeusit

Emri:  faltorja e zeusit.jpg
Shikimet: 458
Madhësia:  33,1 KB

Emri:  faltorja e zeusit (1).jpg
Shikimet: 465
Madhësia:  115,9 KB

Emri:  faltorja e zeusit (2).jpg
Shikimet: 459
Madhësia:  102,2 KB

Emri:  faltorja e zeusit (3).jpg
Shikimet: 455
Madhësia:  22,1 KB
Kandhaon është në linjë   Përgjigju duke cituar

  4

Pamje nga rrënojat e teatrit të Dodonës

Emri:  Teatri Dodona (1).jpg
Shikimet: 453
Madhësia:  177,5 KB

Emri:  Teatri Dodona (2).jpg
Shikimet: 444
Madhësia:  62,5 KB

Emri:  Teatri Dodona (3).jpg
Shikimet: 443
Madhësia:  85,2 KB

Emri:  Teatri Dodona (4).jpg
Shikimet: 434
Madhësia:  60,9 KB

Emri:  Teatri Dodona (5).jpg
Shikimet: 429
Madhësia:  33,5 KB
Përgjigju duke cituar
  5

Ka dhe versione tjera për emrin e Dodonës. Zeusi me Evropën kishin pasur një djalë me emrin Dodon, dhe nga ky i ka mbetur emri Dodonës. Varianti tjetër thotë se një nuse uji, bijë e Okeanit e quajtur Dodonë i la emrin e vet Dodonës.

Më i mundshëm duket versioni me djalin e Zeusit. Ngjarja e Evropës sipas Herodotit ka ndodhur rreth viteve 2.000, pra në të njëjtën kohë edhe kur emri i Dodonit i vëhet Dodonës. Poashtu kjo kohë mbahet se përfundimi i kulturës së Vuçedollit, që është e njohur për figurën "Pëllumbesha e Vuçedollit", dhe në përgjithësi për kultin e pëllumbave, dhe shtrihej në trojet iliro-veriore e arrinte në jug deri tek Shqipëria e me

Dodona njihet si orakulli më i vjetër në trojet pellazgjike. Jo vetëm që ishte më i vjetri, por ishte edhe qendra e mbarë fiseve pellazgjike, kudo që ato jetonin. Pellazgët sado që nuk arritën të kenë një shtet të përbashkët (mbase për shkak të rrethanave të atëhershme), arritën të kenë një unitet shpirtëror-kulturor. Në Dodonë silleshin dhurata nga të gjithë fiset e pellazgëve e sidomos nga veriu, ilirët, thrakët, skythët etj.

Nga gjetjet e keramikës parahistorike mësohet se kulti i drurit në Dodonë ka filluar që në vitet 2.000.

Ai që vinte të pyeste orakullin për ndonjë çështje duhej të bënte pyetjen ashtu që përgjigja të ishte ose 'po' ose 'jo'. Vetëm në rastet kur pyetësi ishte një njeri i rëndësishëm dhe kishte sjellur dhurata të shtrenjta, mund të bënte pyetje që t'a merrte përgjigjen me më shumë fjalë.

Përgjigja kuptohej nga zhurma që bënin gjethet e 'dushkut të shenjtë'. Ndërsa nga shekulli i pestë p.e.s. kishte filluar profetizimi me anë të disa kazanave metalikë, të cilët kumbonin nga goditjet dhe kkëto zhurma më pas interpretoheshin si fjalë.

Emri:  dodona.JPG
Shikimet: 428
Madhësia:  35,2 KB

Aleksandri i Madh kishte pasur mendjen të bënte ndërtime të kushtueshme në Dodonë, që shkon deri 1.500 talenta ose nëntë milionë drahma atike. Por vdekja ia la qëllimet pa i përfunduar. Pirrua shumë vite më pas duke kujtuar Aleksandrin e Madh e përjetësoi qëllimin e tij, duke bërë ndërtime masive në Dodonë. Pos ndërtimeve, Pirrua themeloi edhe kulte të reja në Dodonë, Herakliun, Themidën, dhe Afërditën e cila këtu konsiderohej si bija e Zeusit dhe Dionës (Divi dhe Divija). Teatri i ndërtuar në këtë kohë nga Pirro, kishte vend për 15.000 shikuesë.

Përmbledhje nga Mysteries of the Oracles - Filip Vandenberg

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου