Πέμπτη 15 Σεπτεμβρίου 2011

Alesandri i madh ka gjak Iliri

Aleksandri i Madh eshte vigani me i madh i historise se njerezimit qe edhe pas plot 24 shekujsh, arrin te pushtoje imagjinaten e njerezve te vegjel apo te medhenj, femije qe degjojne legjendat rreth tij, apo stratege e ushtarake qe cdo sukses te tyre e krahasojne me suksesin e Aleksandrit te Madh. Ne kete kontekst, pak rendesi ka se cila ishte "origjina" e Lekës se Madh (sic e qujane shqiptaret), por e rendesishme eshte studimi i historise qe ai shkruajti dhe jetes se tij.

Doreshkrimet historike mbi jeten e Aleksandrit nuk jane te plota pasi Biblioteka e Aleksandrise, "Biblioteka e Aleksandrit", ne Aleksandri, "Qyteti i Aleksandrit" ne Egjiptin e sotem, u dogj nga legjionet romake te Jul Çezarit ne vitin 49 para eres sone. Ne ate biblioteke ruhen mijra doreshkrime te historise se hershme te njerezimit dhe humbja e tyre ishte humbje e kujteses kolektive historike njerezore. Kur faktet historike nuk jane te plota, u hapet drita jeshile spekullimeve historike nga historiane, popuj, apo njerez te thjeshte. Te dallosh faktet historike nga flluckat e imagjinates njerezore, nuk eshte nje sipermarrje e lehte.


A ishte Leka i Madh nje prej parardhesve te shqiptareve te sotem?

Historia njeh si fakt te pakundershtueshem se Olimpia, princesha e Epirit, ishte nena e Aleksandrit te Madh. Motra e Olimpias ishte Aleksandri i Epirit, Princi i Epirit dhe daja i Aleksandrit te Madh. Bie ne sy emri i njejte i Aleksandrit te Epirit me Aleksandrin e Maqedonisë. Historia pranon si te vertete se Aleksandri ishte i biri i mbretit Filip II te Maqedonise, te pakten ne pamje te jashtme njerezore, por jo te gjithe historianet mendojne keshtu. Ka historiane dhe legjenda, qe Aleksandri nuk ishte i biri i Filipit, por i biri i Zeusit, qe flejti me nenen e Aleksandrit, Olimpia, per te sjelle ne jete Aleksandrin. Kjo ka hapur nje debat te madh ne rradhet e historianeve ne lidhje me natyren e Aleksandrit, ishte ai nje njeri si gjithe te tjeret, apo nje hyjni. Suksesi i tij i jashtezakonshem dhe i paarritshem ne nje moshe aq te re, u jep me shume vertetesi pretendimeve te hyjnizimit te Aleksandrit.

Pyetja shtrohet, ku jetonin Perendite qe besonin greket? Nga vete doreshkrimet klasike te hershme greke perendite greke jetonin ne malin e Tomorit, ne tempullin e Dodones, ne Epir, kurse njerezit qe jetonin ne Epir, greket e lashte i quanin "barbare", titull qe e gezonin te gjithe popujt jo-greke. Kjo i hap rrugen spekullimeve se Perendite greke jetonin ne Epir dhe ne Epir jetonin popuj "barbare", sic i etiketonin greket popullin ilir. Ne kete kendveshtrim, nese merret si i vertete fakti se Aleksandri eshte i Biri i Zeusit dhe i princeshes Olimpia nga Epiri, atehere pretendimi i pasardhesve te ilireve meriton jo vetem nje studim, por edhe nje vleresim me te madh pasi origjina e vertete e Aleksandrit eshte e lidhur ne menyre te pandashme me Epirin.

Ka shume fakte te tjera ne historine e mepashme qe perforcojne tezen e prejardhjes epirote te Aleksandrit. Keto fakte lidhen me dragojte qe kane lindur ne epir dhe qe e kane identifikuar veten si epirote: Pirro i Epirit qe ishte Molos, Leka i Madh, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu (qe do te thote Leka i Madh), Ali Pashai, Ahmet Zogu qe i vuri emrin jo vetem djalit Leka por edhe kartmonedhes shqiptare Lekë, te gjithe keta kane bere histori dhe nje emer te lavdishem per vete dhe te gjithe e kane identifikuar veten si epirote, te gjithe e kane arritur kete sukses ne nje moshe shume te re, te gjitheve u kane vdekur prinderit ne moshe te vogel, te gjithe kane qene ushtarake e stratege te zote, te gjithe kane qene shume te lidhur me nenat e tyre, te gjithe kane trasheguar gjak mbreteror. Gjergj Kastrioti e shpalli veten Mbret te Epirit dhe Maqedonise. Jane te gjitha keto koincidenca historike qe po te shihen ne nje prizem te perbashket gjitheperfshires historik, kane nje domethenie te jashtezakonshme.


                                                          


Falm Leka gjithashtu ,vetme se ,Historija realitetit shqiptareve mbeti kyq,pas djegjes se Biblotekes,sepse aty ka pas edhe shum emra me eminent te kohes qe sod i duhen histaris se njerzimit,e sidomos shqiptarve!
Me ben shum pershtypje edhe jeta e Princeshes Aferdita qe per shum arsye te qellimta esht zhduk gjdo gje per te vetem e vetem se ka qen Shqiptare.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου