Κυριακή 10 Ιουλίου 2011

Rrenja e fjales

Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros, që në dialektin dorik do të thotë "stere", ose "kontinent"(tokë) 9.H.P.Sh.fq.46,F.E.Sh.fq.241,F.Gj.S.Sh.fq.431.
Ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine. Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik. Me emrin "Epir", autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. Më pas, në shek.V-të p.e.sonë , ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike.
Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha. Në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine. Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër 10.F.E.Sh.fq.242 dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri 11.Po aty,fq.241-242 .
Disa dijetar, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulture që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grek. Ky mendim është në kundërshtim me dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike 12.H.P.Sh.fq.46 .
Herodoti thotë se: "në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare". Kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se: "vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Triadë" 13.Po aty,fq.43 .
Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me prejardhje ilire. Kështu që, për shembull,etj.
- emra personash : Dastidi, Anyla, Tarypi,etj.
- emra fisesh: Kaonët, Thesprotët, Pasaibët,etj.
- emra gjeografik: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyam,etj. 14.Po aty,fq.43
Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore. Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke,fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.
Teopompi,- thotë Straboni 15.Strab.VII,5 - , përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond na thotë se: "në Epir ka pasur rreth 60 fise 16.N.G.L.Hammond:fq.290 dhe E.Leppore;vep e cit.Tukidit. , por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori". Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë për rëndësinë e tyre ishin: Thesprotët, Kaonët, Mollosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët 17.Te Nilsson,po aty. .
__________________
«Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe».

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου