Dhimitri Pilika (
30 prill 1923,
Korçë - ) konsiderohet si një nga dijetarët më të mëdhenjë shqiptarë dhe si pellazgologu më i mirë. Njohës i shkëqyeshëm i 12 gjuhëve të huaja, mes të cilave 5 gjuhë të vdekura, si dhe i mjaft disiplinave shkensore. Lindi në
Korçë më 30 prill 1923, pasi mbaron Liceun Francez, fillon studimet pran universitetit të Sienës në Itali. Merr pjesë në Luftën Nacional-Çlirimtare në drejtimi e njesive guerile. Pas çlirimit, më 1945, zgjidhet kryeredaktor i "
Zëri i rinisë" në Korçë. Jep mësim në shkollat e mesme të Korçës,
Tiranës,
Vlorës,
Gjirokastrës. Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli Doktor ne histori e gjuhë shqipe pranë fakultetit të Filozofisë së Pragës, si dhe në romanistikë-helenistike pranë Fakultetit të Filologjisë po në
Pragë. Themelon dhe drejton "Seminarin shqiptar", qëndër studimesh dhe kërkimesh albanologjike pranë Universitetit të Pragës, ku emërohet profesor në ligjërimin e disiplinave albanistike.
Gjatë qëndrimit afro 15 vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë 64 botime me brendi arbërore, si monografi-dorëshkrime, tekste akademike, fjalorë, tekste për gramatiken, historinë dhe letërsinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën "
Shqipëria vend shqiponjash" në shqip, anglisht, frengjisht, rusisht etj...
Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me dokumente të rëndsishme, apo siç i quante ai: “albanica”. Pas prishjes së marrëdhënieve kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT. Boton plot studime e monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, deriska e internojnë pa motiv në Myzeqe... Pas një ndërprerje të gjatë si rezultat i internimit dhe izolimit thajse të plotë, në vitet ’90 rifillon aktivitetin e tij shkencor publik si brenda dhe jashtë vendit duke rizenë vendin e vet të nderuar. Vdes ne spitalin e
Tiranës më 31 dhjetor 2003.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου